Një punëtor ka rënë nga një shtyllë elektrike në Klinë, në një incident që ka ndodhur pranë sheshit “Faruk Elezi”.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ekipet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) kanë reaguar menjëherë dhe kanë ofruar ndihmën e parë për të lënduarin.
Rrethanat e rrëzimit ende nuk dihen, ndërsa nuk ka informacione zyrtare për gjendjen shëndetësore të tij.
Autoritetet pritet të sqarojnë më tej shkaqet e incidentit dhe gjendjen e punëtorit të lënduar./Klinainfo/




