Njësia Rajonale e Trafikut në Pejë ka njoftuar se ka ndëshkuar tre shoferë për tejkalime të rrezikshme në komunikacion në zonën e Klinës.
Sipas njoftimit, më 20 qershor dy shoferë janë hasur në fshatin Dollc duke kryer tejkalim nga ana e djathtë, veprim që bie ndesh me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor. Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 150 eurosh, nga një pikë negative dhe masë mbrojtëse për tre muaj.
Ndërkohë, një shofer tjetër është ndaluar në fshatin Potërq pasi kishte kryer tejkalim në vijë të plotë. Ai është gjobitur me 200 euro, i janë shqiptuar dy pikë negative dhe masë mbrojtëse po ashtu për tre muaj.




