Kosovarët kanë blerë rreth 3 miliardë euro mallra të importuara gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 162 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pjesën më të madhe të importeve e përbëjnë pajisjet mekanike dhe elektrike, produktet minerale, pijet, duhani dhe automjetet.
Sipas ekonomistëve, rritja e importeve po ndikohet nga disa faktorë ekonomikë, ndërsa theksojnë nevojën për mbështetje më të madhe të bizneseve vendore për të rritur prodhimin dhe konkurrueshmërinë.
Ata vlerësojnë se përkrahja e sektorit privat do të ndihmonte në uljen e deficitit tregtar dhe forcimin e ekonomisë së vendit.
Vetëm gjatë muajit maj, vlera e importeve arriti në 635 milionë euro, mbi 5 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.




