Majorja Mimoza Budeci ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera akademike Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, të organizuar nga Ushtria Amerikane në Gjermani.
Ky program përgatit oficerë përmes zhvillimit të aftësive të avancuara në planifikim, vendimmarrje dhe udhëheqje të operacioneve ushtarake në mjedise shumëkombëshe, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm në avancimin profesional të pjesëmarrësve.
Gjatë studimeve, Budeci u dallua për suksesin akademik, profesionalizmin dhe përkushtimin e saj. Ajo u përzgjodh gjithashtu si lidere grupi, duke dëshmuar aftësi të larta në udhëheqje dhe bashkëpunim.
Ky vlerësim pasqyron respektin dhe besimin e fituar nga stafi akademik dhe kolegët, ndërsa njëkohësisht përfaqëson me dinjitet Forcën e Sigurisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.




