Lionel Messi ka shkruar një tjetër kapitull në historinë e futbollit, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës.
Me dy golat e shënuar ndaj Austrisë, Messi ka arritur në kuotën e 18 golave në turneun më prestigjioz të futbollit, duke kaluar rekordin e mëparshëm të ish-futbollistit gjerman Miroslav Klose, i vendosur në vitin 2014.
Messi, i cili së shpejti mbush 39 vjeç, vazhdon të thyejë rekorde edhe në fund të karrierës së tij, duke shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Kupën e Botës.
Ai është gjithashtu shumë pranë rekordit të asistimeve në historinë e turneut, duke qenë aktualisht i barabartë me legjendën argjentinase Diego Maradona me nga tetë asistime.




