Kastrioti i Ferizajt është shpallur kampion i Kosovës në hendboll U20, pasi mposhti Besa Famgas 39:38 në finalen e zhvilluar në Vushtrri.
Besa kishte epërsi deri në minutën e 40-të, por Kastrioti përmbysi ndeshjen në pjesën e dytë dhe mbajti avantazhin deri në fund për të siguruar titullin.
Te Kastrioti u dallua Ledri Mustafa me 13 gola, ndërsa te Besa Ilir Istrefaj shënoi 11 gola.




