Irani ka mohuar deklaratat e nënpresidentit amerikan JD Vance se do të lejojë rikthimin e inspektorëve bërthamorë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në vend.
Autoritetet iraniane thanë se nuk është dhënë asnjë angazhim i ri dhe se çdo inspektim i programit bërthamor do të bëhet vetëm në përputhje me vendimet e Parlamentit dhe Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Ministria e Jashtme e Iranit theksoi se qëndrimi i Teheranit për programin bërthamor mbetet i pandryshuar, duke i quajtur pretendimet e SHBA-së të pabazuara.
Deklaratat vijnë pas komenteve të JD Vance, i cili tha se inspektorët mund të kthehen “që sot” si pjesë e përparimit në bisedimet mes Uashingtonit dhe Teheranit.




