Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Operacione Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, gjatë vizitës së tij të dytë në Kosovë brenda tri viteve, ka zhvilluar takime me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë Glauk Konjufca.
Ai është takuar gjithashtu me përfaqësues të komunitetit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare.
Në takime u vlerësua progresi i Kosovës dhe u theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe bashkëpunimit.
Lacroix rikonfirmoi mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE dhe angazhimin e UNMIK-ut për forcimin e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe ndërtimin e besimit ndërmjet komuniteteve.




