Ish-gjysmëfinalistja e BBVK4, Benita Zena, ka folur për eksperiencën e saj në “Big Brother” përmes një videoje në TikTok, ku ka ndarë mendimet e saj për formatin dhe mënyrën e lojës.
Ajo tha se gjatë qëndrimit në shtëpi nuk ka arritur ta shfaqë plotësisht pozitivitetin e saj, duke theksuar se loja, sipas saj, kërkon strategji dhe role të caktuara.
Benita u shpreh se ka pasur momente të vështira dhe se në disa raste ka menduar edhe të largohet nga gara, por ka qëndruar për të vazhduar lojën.
Në fund, ajo propozoi që formati të ndryshohet, duke sugjeruar që banorët të mos përdorin historitë personale në lojë, por të vlerësohen vetëm për mënyrën e lojës.




