Deputetja e zgjedhur e Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar me ironi ndaj një deklarate të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Ajo iu referua deklaratës së Kurtit se “nëse ankoheni shumë për diell, mundet edhe me ra shi”, duke shkruar në rrjetet sociale: “Moti e kam kuptu që ky zgjidhjet i pret nga qielli”.
Kica-Xhelili vazhdoi me ironi, duke thënë se pret që zyrtarët e afërt me Kurtin ta interpretojnë shiun si bereqet apo edhe si sukses të Qeverisë. Reagimi i saj ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale.




