Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se bisedimet për formimin e institucioneve të reja do të nisin pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.
Ai tha se komunikimet me partitë politike do të fillojnë menjëherë pas përfundimit të procedurave zgjedhore.
Ndërkohë, analistët vlerësojnë se mungesa e bashkëpunimit mes partive politike mund të vështirësojë arritjen e marrëveshjeve për krijimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.




