Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se deputetët e komuniteteve joshumicë janë të gatshëm të mbështesin formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
Ai tha se grupi multietnik, me 8 ose 9 deputetë, është i interesuar që sa më shpejt të formohen institucionet dhe se numrat e tyre mjaftojnë për të mbështetur votimin e qeverisë së re.
Krasniqi u bëri thirrje partive politike që të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe të kontribuojnë në tejkalimin e bllokadës institucionale.




