Qeveria në detyrë ka miratuar vendimin për pezullimin e zbatimit të rregullores së Odës së Avokatëve të Kosovës për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve në sistemin e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex-officio), deri në një vendim përfundimtar të gjykatës kompetente.
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se ky vendim synon ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe garantimin e funksionimit efektiv të sistemit të drejtësisë dhe qasjes së barabartë në mbrojtje juridike për të gjithë qytetarët.




