Forumi Ekonomik i Grave ka diskutuar ndikimin e platformës “Superpuna” në tregun e punës, me fokus te përfshirja e grave dhe komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Sipas të dhënave të prezantuara, nga mbi 25 mijë persona në marrëdhënie aktive pune përmes programit, vetëm 6,365 janë gra, që përbën 25.3 për qind të përfituesve.
Pjesëmarrësit në tryezë vlerësuan se, megjithëse “Superpuna” ka krijuar mundësi të reja punësimi për të rinjtë, mbeten sfida të mëdha në aspektin e barazisë gjinore dhe përfshirjes së grupeve të margjinalizuara në tregun e punës.




