Analisti politik Ilir Deda ka vlerësuar se pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po thellohen dhe mund të shtrihen edhe në degë të tjera të partisë.
Sipas tij, pas reagimeve të degëve në Pejë dhe Lipjan, që kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, pritet të ketë qëndrime të ngjashme edhe nga struktura të tjera, përfshirë Degën e Dytë në Prishtinë.
Deda tha se këto zhvillime janë rezultat i pakënaqësive të grumbulluara prej kohësh brenda partisë, ndërsa Abdixhiku i ka cilësuar kritikët e brendshëm si sabotues dhe ka kërkuar largimin e tyre nga strukturat e LDK-së.




