Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se zgjedhjet e brendshme janë zgjidhja e duhur për situatën aktuale në parti.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami theksoi se duhet të zbatohet parimi që kush humb zgjedhjet merr përgjegjësi dhe i hap rrugë ndryshimeve, pa përjashtime.
Deklarata e saj vjen në kohën kur brenda LDK-së po shtohen debatet dhe pakënaqësitë pas rezultatit zgjedhor.




