Qeveria e Kosovës ka miratuar emërimin e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, me qëllim zbatimin efektiv të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se komisioni do të shqyrtojë kërkesat dhe do të marrë vendime për kompensimin e personave të prekur nga veprat penale, duke siguruar funksionimin e sistemit të kompensimit.
Edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se ky vendim garanton respektimin e standardeve ligjore dhe kushtetuese.




