Ish-banorja e “Big Brother VIP” dhe balerina e njohur, Selin Bollati, ka nisur një format të ri komunikimi me ndjekësit e saj, duke publikuar vlogun e parë në kanalin e saj zyrtar në YouTube.
Vlogu mban titullin “#01 Hey YouTube, it’s Selin !!! | DJ BTS” dhe sjell një pamje ekskluzive nga prapaskenat e projektit të saj më të fundit muzikor në bashkëpunim me DJ Gimbo, ku ajo është protagoniste kryesore në remix-in e hitit “DJ”.
Në video, Selin dokumenton hap pas hapi procesin e xhirimeve të videoklipit, duke ndarë momente pune, përgatitjesh dhe atmosferën në sheshxhirim.
Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është energjia dhe bashkëpunimi i afërt mes saj dhe DJ Gimbo, të cilët shfaqen në harmoni të plotë gjatë gjithë xhirimeve.
Në vlog, dyshja shihen të qeshur, plot energji dhe duke shijuar çdo moment të punës së përbashkët, çka ka nxitur reagime të shumta pozitive nga ndjekësit në rrjete sociale.




