Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar zhvillimet e fundit politike, duke komentuar mënyrën se si, sipas tij, kryeministri Albin Kurti reagon ndaj ambicieve politike të kundërshtarëve.
Zogaj ka thënë se sapo t’i shprehen ambiciet politike Albin Kurti, ai “vrapon t’i realizojë menjëherë ato”.
Si shembull, ai ka përmendur afrimet dhe lëvizjet politike që lidhen me Fatmir Limaj, duke sugjeruar se ato janë përdorur në dinamikat aktuale politike.
Po ashtu, Zogaj ka përmendur edhe veprimet e nënkryetarit të LDK-së Lutfi Haziri dhe vetë Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se ato kanë ndikuar në forcimin e pozitës së Kurtit në raport me pushtetin dhe zgjedhjet e ardhshme.
“Në momentin që ia tregon Kurtit ambiciet që ke, ai menjëherë vrapon me t’i realizu. Shembulli i Limajt është më i freskët. Haziri i LDK-së i paske dhënë Kurtit një shtytje të mirë…”, ka shkruar Zogaj, duke e mbyllur me një koment ironik.




