Këngëtarja e njohur Shakira ka thënë se do të dëshironte një bashkëpunim me yllin shqiptar të muzikës, Dua Lipa.
Gjatë një interviste, ajo u pyet për artistët me të cilët do të donte të punonte dhe përmendi Dua Lipën, duke e vlerësuar lart punën e saj.
“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Ajo është e jashtëzakonshme,” tha Shakira, duke shtuar se e admiron shumë.
Edhe gjatë bisedës, ajo u shpreh me entuziazëm për artisten shqiptare, duke theksuar talentin dhe suksesin e saj ndërkombëtar.




