Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Vilson Musaj, ka përfunduar me sukses kursin ndërkombëtar “International Military Cooperation Course (IMCC)” në Mbretërinë e Holandës.
Në këtë kurs morën pjesë përfaqësues nga 20 shtete, duke krijuar një platformë për shkëmbim përvojash profesionale dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Gjatë trajnimit, major Musaj është zgjedhur udhëheqës i klasës dhe në ceremoninë e diplomimit ka mbajtur fjalimin përmbyllës në emër të pjesëmarrësve.
Ministria e Mbrojtjes ka vlerësuar pjesëmarrjen në programe të tilla si dëshmi e ngritjes profesionale të personelit të FSK-së dhe përkushtimit për avancim të vazhdueshëm në përputhje me standardet ndërkombëtare.




