Tri qendra masazhi janë mbyllur në Kosovë pas kontrolleve të realizuara nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ditëve të fundit janë kryer gjithsej 98 inspektime në qendra masazhi dhe lokale muzikore në të gjithë vendin.
Gjatë kontrolleve, për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës, janë mbyllur tri qendra masazhi, dy në Gjakovë dhe një në Rahovec.
Po ashtu, janë shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që nuk kanë përmbushur kërkesat ligjore gjatë inspektimeve.




