Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të kryesojnë listën e institucioneve me besimin më të lartë të qytetarëve në vend.
Sipas Anketës Rajonale WeBalkans 2026, 87.4 për qind e qytetarëve kanë shprehur besim në FSK-në, ndërsa 85.6 për qind në Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës e ka vlerësuar këtë rezultat si dëshmi të profesionalizmit dhe angazhimit të vazhdueshëm të zyrtarëve policorë në garantimin e sigurisë dhe rendit publik.
Anketa tregon gjithashtu se qytetarët vazhdojnë ta konsiderojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit si ndër prioritetet kryesore për zhvillimin e vendit.




