Në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e themelimit të Prefekturës së Tiranës, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka zhvilluar takime me Presidentin e Shqipërisë dhe prefektin e Tiranës, Shkëlqim Hajdari.
Gjatë takimeve është biseduar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, krijimin e mundësive të reja për bizneset dhe zhvillimin e institucioneve në funksion të integrimit ekonomik.
Shahini theksoi se AKB mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativat që nxisin zhvillimin ekonomik, investimet, hapjen e vendeve të reja të punës dhe bashkëpunimin mbarëshqiptar.
Sipas AKB-së, shënimi i 100-vjetorit të Prefekturës së Tiranës krijoi një mundësi të rëndësishme për takime institucionale dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet përfaqësuesve ekonomikë dhe institucionalë nga të gjitha trojet shqiptare.




