Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigadier Federico Collina, është takuar me kryetarin e Komunës së Graçanicës, Novak Živić, në ambientet komunale.
Gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë dhe çështjet që prekin komunitetin lokal.
Gjeneral brigadieri Collina rikonfirmoi angazhimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.




