Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një tubimi partiak ka folur për protestat që po zhvillohen ditëve të fundit në Shqipëri.
Ai ka kujtuar rolin e Shqipërisë në strehimin e kosovarëve gjatë luftës dhe në mbështetjen për lirinë e Kosovës, duke theksuar se po i ndjek me shqetësim zhvillimet aktuale.
“Shqipëria ka strehuar Kosovën dhe është pjesë e pandarë e lirisë së saj. Pa ndihmën e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte kjo që është sot. Prandaj me dhimbje po i përcjell këto ngjarje,” ka thënë Ahmeti.
Ai gjithashtu ka komentuar protestat, duke shprehur shqetësim për drejtimin e tyre dhe ndikimin e mundshëm në turizmin dhe zhvillimet në vend.




