Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e sektorit të shëndetësisë dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Vitia shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në funksion të përmirësimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.
Ndërkaq, ambasadori Cuvelier shprehu gatishmërinë për të mbështetur nismat që kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të shëndetësisë në vend.




