Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja në vend, duke theksuar nevojën për kompromis mes partive politike.
Ai tha se politikanët duhet ta kuptojnë se funksionimi institucional nuk është “lojë”, por përgjegjësi ndaj qytetarëve.
Sipas tij, edhe në rastet kur një parti fiton më së shumti vota, formimi i qeverisë dhe zgjedhja e presidentit kërkon marrëveshje dhe bashkëpunim ndërpartiak.
Westerlund përmendi gjithashtu edhe periudhën e pasluftës në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e kompromisit politik në ndërtimin e institucioneve shtetërore.




