Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidate për postin e presidentes së vendit.
Ajo tha se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore duhet të konstituohet Kuvendi, të votohet Qeveria dhe më pas të vazhdojnë konsultimet për zgjedhjen e presidentit.
Haxhiu theksoi se zgjidhja më e mirë do të ishte arritja e një konsensusi për një kandidat unifikues që nuk vjen nga partitë politike.




