Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Viti, ku ka falënderuar anëtarët për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Përmes një postimi, Osmani vlerësoi punën e strukturave lokale, duke theksuar rëndësinë e qëndrimeve të qarta dhe mbështetëse në rrugëtimin politik.
“Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë”, ka shkruar ajo.
Osmani shprehu mirënjohje për përkushtimin e strukturave të LDK-së në Viti, duke theksuar se bashkëpunimi dhe uniteti janë kyç për arritjen e objektivave të përbashkëta.




