Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Qendrore e Francës kanë nënshkruar një konventë bashkëpunimi për zhvillimin dhe avancimin e edukimit financiar në Kosovë.
Marrëveshja synon përshtatjen e materialeve edukative, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e edukimit financiar.
Sipas BQK-së, ky partneritet do të ndihmojë në rritjen e njohurive financiare të qytetarëve dhe forcimin e përfshirjes financiare në vend, duke kontribuar në zhvillimin e një kulture më të avancuar financiare në Kosovë.




