Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.
Sipas njoftimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës mbetet i pandryshuar nga dita e djeshme dhe do të jetë 1.37 euro për litër.
Pa ndryshime është edhe çmimi i benzinës, e cila do të tregtohet me 1.34 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.67 euro për litër.
Këto çmime do të jenë në fuqi gjatë 24 orëve të ardhshme në të gjitha pikat e shitjes së derivateve në Kosovë.




