Ushtarët nga Ekipi i Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak i Komandës Rajonale Perëndim, në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), kanë dhuruar pajisje për zjarrfikje dhe shpëtim për stacionin e zjarrfikësve në Komunën e Klinës.
Sipas KFOR-it, ky donacion synon forcimin e kapaciteteve operacionale të njësisë dhe rritjen e aftësisë për reagim më të shpejtë dhe më efikas në raste emergjente si zjarre apo ndërhyrje të tjera.
Nga ky mision theksohet se iniciativa të tilla janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet dhe komunitetet lokale, me qëllim garantimin e një ambienti më të sigurt dhe stabil për qytetarët e Kosovës.




