Vala e të nxehtit që ka përfshirë shumë vende evropiane me temperatura rekord pritet të ndikojë edhe në Kosovë gjatë muajve të verës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar se temperaturat e larta mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e qytetarëve, veçanërisht te fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
IKSHPK rekomandon që qytetarët të shmangin ekspozimin në vapë, të mbajnë ambientet e freskëta, të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të tregojnë kujdes të veçantë ndaj grupeve më të ndjeshme të popullatës.




