Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se kompania MABCO i ka dërguar një letër Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, duke kërkuar lejimin e hyrjes së specialistëve dhe nënkontraktorëve në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Sipas tij, qëllimi është përfundimi i punimeve të mbetura dhe nisja e procesit të certifikimit të aeroportit.
Pacolli thekson se Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka konstatuar paligjshmërinë e masave që kanë penguar projektin, por pavarësisht këtij vendimi, hyrja në kantier ende nuk është lejuar.
Ai ka kërkuar respektimin e ligjit dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, duke e cilësuar projektin si investim strategjik në interes të qytetarëve dhe shtetit shqiptar.




