Numri i viktimave nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë ka kaluar 1 mijë, ndërsa autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se bilanci mund të rritet edhe më tej.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik, shumica e viktimave janë persona të moshuar, ndërsa mbledhja e të dhënave nga shtëpitë e kujdesit dhe banesat private vazhdon.
Franca është ndër vendet më të prekura nga temperaturat rekord në Evropë, të cilat kanë shkaktuar ngarkesë të madhe në sistemin shëndetësor, dëmtime në infrastrukturë dhe probleme në furnizimin me energji elektrike.
Shkencëtarët e konsiderojnë këtë valë të të nxehtit si një nga më të rëndat e regjistruara në Evropë, duke paralajmëruar se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e fenomeneve të tilla ekstreme.




