Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 10:40 në magjistralen Gjakovë–Prizren, në fshatin Rogovë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit.




