Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 28 qershor 2026.
Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është 1.37 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.35 euro për litër. Çmimi i gazit është caktuar në 0.67 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00.




