Më 5 korrik në ora 18:00 në Zarë të Kroacisë do të mbahet protestë për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai tha se protesta “Liri për Çlirimtarët” është organizuar nga shqiptarët dhe kroatët dhe u bëri thirrje mërgatës që të marrin pjesë. Gucati shprehu shpresën se procesi në Hagë do të përfundojë në favor të tyre dhe se kjo mund të jetë protesta e fundit.




