Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 195 milionë euro në turizmin e Shqipërisë gjatë sezonit maj–tetor, vetëm për fundjava.
Sipas studimit, rreth 25 mijë qytetarë udhëtojnë çdo fundjavë drejt Shqipërisë dhe shpenzojnë mesatarisht rreth 300 euro për person. AKB thekson se Kosova mbetet tregu kryesor për turizmin shqiptar dhe kërkon më shumë bashkëpunim, investime të përbashkëta dhe lehtësim të lëvizjes mes dy vendeve.




