Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se gjatë pesë viteve të fundit Kosova ka pësuar degradim diplomatik.
Sipas Hotit, Marrëveshja e Uashingtonit nuk është zbatuar për gjashtë vite, ndërsa ai ka kritikuar edhe qëndrimin e institucioneve aktuale lidhur me projektet energjetike, duke përmendur refuzimin e projektit të gazit amerikan, në një kohë kur Evropa po synon të reduktojë varësinë nga gazi rus.
Ai ka thënë gjithashtu se, ndryshe nga kjo qasje, është pranuar Marrëveshja e Ohrit, e cila sipas tij, dhe sipas deklarimeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë, tashmë përbën obligim ndërkombëtar për Kosovën.




