Ka përfunduar afati për ankesat ndaj rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të shpallura nga KQZ.
Sipas PZAP-it, janë dorëzuar gjithsej pesë ankesa: dy nga PDK, një nga Lista Serbe dhe dy nga Partia e Re Demokratike (NDS).
PDK pretendon mungesë votash, ndërsa Lista Serbe dhe NDS kanë ngritur shqetësime për parregullsi në fletëvotime.
KQZ ka bërë të ditur se nuk komenton çështjet në proces ankimor dhe se certifikimi i rezultateve do të bëhet vetëm pas vendimeve të PZAP-it dhe Gjykatës Supreme.




