Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë nuk u nënshkrua, por përmban angazhime që duhet të respektohen.
Duke folur në Forumin e Dubrovnikut, ai tha se Kosova ishte e gatshme ta nënshkruante marrëveshjen, por Serbia e refuzoi një gjë të tillë.
Sipas Konjufcës, marrëveshja fillimisht nuk ishte konceptuar pa nënshkrim, por më pas mori statusin e një dokumenti me obligime për palët.
Ai shtoi se Kosova do të kishte preferuar një marrëveshje të nënshkruar me detyrime të qarta ndërkombëtare për zbatim./EO/




