Sot në Prishtinë u mbajt ceremonia përkujtimore kushtuar ish-të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi, me rastin e botimit të vëllimit të parë të leksionit “Shtigje të lirisë: Leksion i të burgosurve politkë shqiptarë në Jugosllavi, 1944-1953 I.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, tha se ky botim është dëshmi e qëndreses për liri dhe dinjitet kombëtar, duke theksuar rëndësinë që kjo histroi të ruhet dhe të përcillet të brezar e rinj përmes programeve educative.
“Ky libër përmban rreth 300 biografi që synon të përfshijë dhjetëra vëllime dhe mijëra biografi, është një dokument arkivor për të gjithë, që duhet të rrëfehet dhe të mos humbasë asnjëherë në kujtesën kolektive. Dokumentet kanë evidentuar rreth 900 persona që kanë përjetuar dënime politike me ekzekutime.”, u shpreh Rama.
Ndërkaq, Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Shefik Sadiku, tha se shumica e burgosjeve politike gjatë shekullit të kaluar u bënë nga pushteti jugosllav, dhe se kjo sakrificë për liri u kurorëzua me luftën dhe çlirimin e Kosovës nga UÇK-ja në bashkëpunim me popullin shqiptar.
“Është e rëndësishme ta kujtoni sakrificën që ka qenë për interes nacional, deri në mbarim të luftës dhe çlirimin e Kosovës, të cilën e realizoi UÇK-ja bashkë me popullin shqiptar”, ka thënë Sadiku.
Në fund të ceremonisë, kryetari Rama ndau mirënjohje për kontributin dhe sakrificën e ish-të burgosurve politikë, duke vlerësuar angazhimin e tyre për lirinë dhe të ardhmen e vendit.




