Në Kosovë është shënuar rritje e numrit të bizneseve të reja të regjistruara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), nga 1 janari deri më 29 qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 6,834 biznese të reja, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ishin regjistruar 6,545 biznese.
Kjo paraqet një rritje prej 289 biznesesh të reja.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit thekson se, së bashku me ARBK-në, mbetet e përkushtuar në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e bizneseve dhe forcimin e ekonomisë së qëndrueshme në vend.




