Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) do të ndajë 100 bursa për nxënësit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional për vitin shkollor 2026/2027, me qëllim nxitjen e regjistrimit në drejtimet deficitare dhe përfshirjen më të madhe të vajzave në drejtimet teknike.
Bursat u dedikohen nxënësve të klasës së dhjetë në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Secila bursë kap vlerën 50 euro në muaj, ose 500 euro për vit shkollor, pa përfshirë muajt korrik dhe gusht. Mbështetja mund të vazhdojë për tri vite të shkollimit, sipas kritereve të përcaktuara.
Nga 100 bursat e planifikuara, 70 do t’u ndahen nxënësve që zgjedhin profile deficitare, ndërsa 30 do të jenë për vajzat që regjistrohen në drejtime teknike.
Aplikimi është i hapur nga 9 korriku deri më 1 tetor 2026. Dokumentacioni dorëzohet në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, ndërsa këto të fundit duhet t’i përcjellin aplikimet në MAShTderi më 5 tetor.




