Policia e Kosovës dhe Komiteti Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSP) në Pogragjë kanë mbajtur takim koordinues për rritjen e sigurisë në komunitet.
Në fokus të diskutimit ishin parandalimi i përdorimit të narkotikëve përmes planit “Stop drogave 2026” dhe masat për parandalimin e zjarreve në kuadër të projektit “Bashkësi e sigurt pa zjarre”.
Policia ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për krijimin e një ambienti më të sigurt dhe parandalimin e dukurive negative.




