Ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar miratimin e dy udhëzimeve administrative në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Udhëzimet përcaktojnë kushtet minimale për themelimin e institucioneve të shërbimeve sociale, si dhe procedurat për dhënien, rinovimin, pezullimin dhe heqjen e licencave për ofruesit e këtyre shërbimeve.
Sipas Hotit, këto masa synojnë krijimin e rregullave më të qarta për funksionimin e institucioneve publike, private dhe organizatave që ofrojnë shërbime sociale, duke garantuar standarde më të larta për qytetarët.




