Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se partia do ta shqyrtojë ftesën e Albin Kurtit për takim me liderët politikë.
Ai tha se formimi i institucioneve kërkon dialog dhe kompromis mes partive, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve duhet të respektohet.
Sipas Grudës, diskutimet duhet të përfshijnë të gjithë procesin e krijimit të institucioneve të reja, pasi asnjë parti nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.




