Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 09:00 ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në rrugën “Gucia” në Prishtinë.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka siguruar perimetrin, ka evakuuar qytetarët nga zona dhe ka angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e rastit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.




